Google ADS

Droga shqiptare lundron në Itali, policia gjen marijuanë në bregdet

14:48 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info
Policia italiane në Vernole ka gjetur në brigjet jugore të vendit 48 kg marijuanë të braktisur, që valët e detit i kishin dërguar në një zonë plazhi.
 Media vendase Lecceprima.it raporton se droga është gjetur në rezervatin natyror “Le Cesine” në plazh.
Gjatë kontrolleve përgjatë Adriatikut, lënda narkotike u konstatua pak metër larg bregdetit e ndarë në qese plastike të paketuara mirë. Qeset ishin të lidhura me njëra-tjetrën përmes një tubi plastik siç raportohet.

Sipas policisë, dyshohet se droga mund të jetë braktisur nga trafikantët në brigjet e afërta të Shqipërisë që më vonë është transportuar deri në plazh nga valët e detit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të gjetur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme