Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar portin e Tivarit ku janë konfiskuar rreth 145 mijë pako cigare të magazinuara me vlerë dhjetëra milionë euro.
Sipas mediumit malazez “Vijesti”, Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave nuk e ka zgjatur afatin për deponimin e produkteve të duhanit në Zonën e Lirë Doganore dhe drejtori i këtij institucioni, Rade Millosheviq, ka urdhëruar konfiskimin e tyre.
Abazoviq transmetoi vizitën e tij drejtpërdrejtë në Facebook, duke thënë në mbishkrim se do t’i japin fund kontrabandës së cigareve.
Në fund të korrikut 2021, qeveria miratoi një vendim për ndalimin e magazinimit të produkteve të duhanit brenda Zonës së Lirë të Portit të Tivarit dhe Dritan Abazoviq që në atë kohë ishte zëvendëskryeministër kishte thënë se kjo më në fund do t’i jepte një goditje grupeve të krimit të organizuar që kanë bërë kontrabandë nëpër portin malazez për dekada me radhë.
“Vijesti” kishte shkruar më herët se plani i Qeverisë është që pas procedurës së konfiskimit cigaret, pronarët e të cilëve nuk dëshirojnë të paguajnë akcizën, të shiten në tregun ndërkombëtar duke fituar kështu para nga tranziti i produkteve të duhanit përmes Malit të Zi.
Qeveria planifikon të miratojë një lex specialis për të nxjerrë këto cigare në treg.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani