Dritan Abazoviq do të jetë mysafir special në përkujtimin e viktimave të Srebrenicës

18:53 | 8 Korrik 2021
L G

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviq, do të jenë mysafirë specialë të dielën e 11 korrikut kur në Srebrenicë të Bosnjes është përvjetori i gjenocidit.

Ai do të pritet nga anëtarët e presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, por jo edhe nga anëtari serb i kësaj presidence Milorad Dodik i cili disa herë ka mohuar se në Srebrenicë më 11 korrik 1995 ka ndodhur gjenocidi.

Ish-kryetari i komunës së Srebrenicës, që udhëheq me komitetin për organizimin e përkujtimit të viktimave, Qamil Durakoviq, ka thënë se vizita nga Podgorica i bën nder popullit të Bosnjes, shkruan Klankosova.tv.

Mali i Zi bashkë me Kosovën janë dy vendet e vetme deri tani të Ballkanit Perëndimor të cilat në kuvendet e tyre shtetërore kanë miratuar rezoluta që e dënojnë gjenocidin e Srebrenicës ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë.

Të ngjashme