Parlamenti i Malit të Zi ka nisur diskutimet për miratimin e qeverisë së re.
Ajo që bëri jehonën më të madhe ishte fjalimi i drejtuesit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, i cili tha se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Abazoviç, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër mbrojtje tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.
“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.
Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.
Deputeti Genci Nimanbegu, tha se program ka shume fjalë të bukura, por të cilat fatkeqësisht nuk trajtojnë çështjet e popujve pakicë.
Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës se sotme, ku pritet te bëhet dhe votimi i qeverise.Edhe pse partia e Milo Gjukanoviç udhëhoqi me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar arriti që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë Social Demokrate të Malit të Zi. Shqiptarët arritën të merrnin dy mandate.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë