“Nuk ka asnjë kompromis me interesat kombëtare. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahina e Shqipërisë së Madhe apo ndonjë shteti tjetër”.
Kështu deklaroi kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç duke e bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në qeverinë e ekspertëve.
Në një konferencë për mediat Abazoviç dënoi me forcë trazirat pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, do të ketë kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet mençuri. Askujt nuk i duhen tensione përveç atyre që kanë humbur pushtetin. Por ne nuk duhet t’i pranojmë ato (rezultatet). Mali i Zi mund të zhvillohet vetëm si një shtet civil dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk po heqim dorë nga këto postulata – kush nuk i pëlqen një shtet i tillë, nuk mund të jetë partneri ynë”, tha Abazovic, përcjell Pobjeda.
Bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi pohoi se Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.
Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind./Ballkanweb
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...
“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protest...
Kurti në Bruksel: Kërkova llogaridhënie për kërcënimet e vaz...