Drejtoria për mbrojtje e Maqedonisë, iu bënë apel komunave të ndërmarrin masat e nevojshme

19:28 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ju bëri apel komunave të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta pastruar borën dhe mbetjet e borës në mënyrë të normalizohet zhvillimi i komunikacionit dhe mbrojtjen e popullatës sipas detyrimeve nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga atje theksojnë se po e ndjekin gjendjen dhe kushtet klimatike në gjithë shtetin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, borë ka në gjithë Maqedoninë kurse për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur shfaqja e ngricave.

Ndalesa për automjete të rënda ka në drejtim Gradsko-Prilep, përmes Pletvarit, Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Strugë-Qafëthanë dhe Tetvoë-Kodër Diellit.

Nga ndërmarrje publike “Rrugët e Maqedonisë”, ju bëjnë apel vozitësve në vozitje të vëmendshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme