Sot gjatë ditës është raportuar se Mali i Zi mbrëmë ka marrë vendim që të largohet taksa kufitare me Kosovën prej 15 eurosh.
Mirëpo drejtori i turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ka bërë të ditur se kjo taksë ende është në fuqi.
Sipas tij, taksa prej 15 eurosh pritet të hiqet në fillim të muajit qershor.
“Ulqini është i përgatitur, jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik më 1 maj”.
“Sa i përket taksës, ajo ka qenë një prej probleme shumëvjeçare që ka ndikuar më tepër në pritje sesa në kosto, besoj se së shpejti kjo do të eliminohet”.
“Nuk është hequr, ende është në fuqi, por janë takuar organet kompetente të Malit të zi dhe të Kosovës dhe unë pres që në fillim të qershorit këtë problem nuk do ta kemi më prezent”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...