Google ADS

Dorëzohet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Agjencisë për Film, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

11:21 | 11 Shkurt 2020
A. B.

Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar akt prokuror për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” kundër drejtorit të Agjencisë për Film.

Sipas Prokurorisë, në periudhën prej 21.01.2016 deri 14.06.2017, ai duke e përdorur autorizimin dhe detyrën zyrtare i ka tejkaluar kufijtë dhe për personin juridik “Jadran Film DOOEL” – Shkup, ka marrë shumë të konsiderueshme prej 68.000.000 denarëve.

“Në kundërshtim me nenin 18 të Ligjit për aktivitete filmike, ajo drejtoi në mënyrë të paligjshme procesin e përzgjedhjes, duke paguar fonde të aprovuara për prodhimin e një projekti filmik – një seri me katër sezone me titull “Maqedonia””, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se e dyshuara është marrë në pyetje dhe ndaj saj janë shqiptuar masa të përkujdesit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme