Gjithsej 318 amandamante janë dorëzuar të propozim-rezolutës për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE-së (AFET) raportuesi Ivo Vajgëll.
Siç tanimë është praktikë e rregullt viteve të kaluara, eurodeputetët greko-bullgarë janë prijës të kanonadës së amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë dhe ata kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll.
Nga kërkesa për fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, që në propozim-rezolutë shumë herë është e pranishme, madje përmes dënimit për krizën politike dhe marrje të rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pranim të 100.000 bullgarëve në Maqedoni, kremtim të përbashkët të ngjarjeve historike me Bullgarinë etj. E gjithë kjo është përfshirë në brendësinë e reagimeve ndaj amandamenteve të grekëve dhe bullgarëve në Europarlament për rezolutën që PE muajin e ardhshëm duhet ta miratojë në bazë të progres-raportit të vitit të kaluar të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë.
Fillimisht, eurodeputetët grekë Sofija Sakorafa, Manolis Kefalojanis dhe Marija Spiraki në amandamentet 11 dhe 12 kërkojnë që të tërësisht të hiqet pjesa se “PE-ja e ka parasysh aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për zbatim të Marrëveshjes kohore nga 13 shtatori i vitit 1995”, edhe pse paraprakisht vetë Sakorafa kërkon që të futet në Rezolutë se “PE-ja e merr parasysh edhe Marrëveshjes kohore nga 13 shtatorit të vitit 1995”.
Madje, kështu, eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane, Eduard Kukan, Kristian Dan Preda dhe Tune Kelam (faqe 3 dhe 4) insistojnë që në kokën e tekstit për Maqedoninë të qëndrojë se “Europarlamenti e konfirmon përkushtueshmërinë e tij të sinqertë të procesit të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në BE”, si dhe se “PE-ja shpreh përkushtueshmëri të fuqishme për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE”.
Por, për dallim nga ata, social-demokratët evropianë Tonino Picula dhe Knut Flekenshtajn me amandmentin 14 kërkojnë nga raporti fshirje të termeve “Republika e Maqedonisë” dhe “Maqedonia”.
“Duke pasur parasysh atë që termi ‘ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë’ përdoret në titullin e raportit dhe në daljen ‘A’, të gjithë referencat e tjera për emrin e vendit në tekst edhe amandamentet e dakorduara ndryshojnë në ‘të saj’, ‘vendi’, ‘ajo’ dhe ngjashëm. Titull ‘Republika e Maqedonisë të mos përdoret në tekst, por fjala ‘maqedonas’ është i përfshirë”, kërkojnë social-demokratët Picula dhe Flekenshtajn.
Këtu atyre iu bashkëngjitet me amandament edhe grekja Sakorafa, insiston “që të zëvendësohet ‘Maqedonia’ dhe ‘maqedonas’ me ‘vendit’ gjithkund në Rezolutë”. Kjo eurodeputete kërkon që në Rezolutë më fuqishëm të futen problemet politike dhe moszgjidhja e tyre në vend, ndërsa me qëllim që të dalë në sipërfaqe se Maqedonia nuk i përmbush kriteret e Kopenhagës për hyrje në BE.
Megjithatë, vetë raportuesi Vajgëll, ndërsa edhe eurodeputetët Dubravka Shuica dhe Kukan, shtojnë amendamente të reja ku për shtetin e Maqedonisë e përdorim termin “Maqedoni”, me çfarë Sakorafa përgjigjet me kundër amendament ku duhet të shtohet “ish Republika Jugosllave”, ndërsa lidhur me zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor të vitit 2016, për ku eurodeputetja greke kërkon të shtohet se “edhe pse kanë qenë të qeta dhe sipas standardeve të OSBE-së”, se “janë mbajtur pas dy viteve shtyrje”.
Kroatja Shuica dhe bullgari Andrej Kovaçev kërkojnë të fshihet “dhe kontrollohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit” nga Rezoluta dhe sipas Kovaçevit vetëm të mbetet “kontroll i implementimit të MKO”. Në këtë përmes amendamenteve reaguan Jorgos Epitidejos nga partia neofashiste greke “Agimi i Artë” i cili kërkon të shtohet edhe “ndryshimi i emrit”.
Socialdemokratët Flekenshtajn dhe Picula, gjithashtu kërkojnë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave inkuadruese të Maqedonisë dhe Bashkimin Evropian të kushtëzohet dhe me “përmbushje të tërësishme të marrëveshjes së Përzhinës dhe reforma urgjente prioritare të Komisionit Evropian”.
Bullgarët Kovaçev dhe Angel Xhambaski (VMRO-BND), insistojnë si kusht të hyjë “edhe puna drejtë përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ndërsa Xhambaski dhe grekja Sakorafa kanë amendament identik se “vendet kandidate për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet sipas meritave dhe cilësisë së reformave të zbatuara”.
Flekenshtajn dhe Picula, si dhe grekët Kefalojanis dhe Spiraki, kërkojnë të largohen nga Rezoluta se “vendi me vite konsiderohet si një më të avancuarat lidhur me harmonizimin e legjislacionit evropian” dhe kërkojnë ose kjo të largohet ose të qëndrojë se “ka qenë mirë e harmonizuar me legjislacionin e BE”. Në mënyrë standarde, eurodeputetja nga Greqia, Sofija Sakorafa, insiston çështjet e hapura” të Maqedonisë me fqinjët “të zgjidhen para hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, në të cilën ka mbështetje të amendamenteve edhe nga bullgari Xhambaski. Greku Nikos Andrulakis, megjithatë insiston të fshihet nga teksti se “sipas standardeve të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara, problemet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë për hapjen e negociatave inkuadruese”. Bashkëkombësi i tij, Epitidjos, megjithatë insiston të theksohet se “dallimi për emrin nuk është bilateral, por çështje ndërkombëtare”.
Lidhur me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, pothuajse të gjithë në amendamentet e tyre theksojnë se të njëjtat kanë qenë “të qeta dhe në mënyrë të shkëlqyeshme të organizuara”, përveç socialdemokratit Flekenshtajn dhe Picula dhe grekëve Epitidejos dhe Sakorafa, për të cilët zgjedhjet kanë qenë të shënuara “me frikësim, keqpërdorim të mjeteve, blerje të votave, mosbesim të opinionit në institucione” dhe të ngjashme.
Eurodeputeti estonez nga radhët e PPE, Tune Kelam, me amendament insiston “se është me rëndësi të zbatohen regjistrim i popullsisë, regjistrimi i fundit u zbatua në vitin 2002, nën kushte të ekzistojë konsensus i gjerë vend për metodologjinë që do të zbatohet, ndërsa me qëllim që të fitohet pasqyrë e azhurnuar dhe reale për numrin e popullsisë së Maqedonisë dhe më mirë të përmbushen nevojat dhe shërbimet e ofruara për qytetarët e Maqedonisë, si edhe më tej të azhurnohet lista zgjedhore dhe të minimizohen çfarëdo qoftë parregullsi dhe mangësi për në të ardhmen”.
Në këtë kontekst, eurodeputeti bullgar Kovaçev, duke insistuar në regjistrim, thekson se “qytetarët me origjinë etnike bullgare deri tani nuk janë përfaqësuar në pushtetin ligjdhënës ose në census, edhe pse në të njëjtën kohë 100.000 qytetarë nga Republika e Maqedonisë posedojnë pasaportë bullgare”.
Francezët Zhan-Luk Shafhauzer dhe Eduard Ferand, megjithatë presin “Qeveria e re t’i përshpejtojë në bashkëpunimin me partitë e tjera. reformat e nevojshme që ta përforcojnë shtetin e tyre, pavarësinë saj dhe sovranitetin. Në një amendament tjetër, të dy kërkojnë të qëndroj se “kushtet e e tanishme të vendit, Maqedonia një kohë të gjatë nuk do të jetë e gatshme për BE”.
Kroatja Zhelana Zovko, kërkoi në Rezolutë që të qëndrojë se “PE-ja përkujton se edhe krahas rekomandimit të parë të Komisionit Evropian për hapje të bisedimeve nga viti 2009, ndërsa duke marrë parasysh edhe progresin e arritur, hapja e bisedimeve akoma nuk ka filluar, që tërheq vëmendje më pasojat potenciale negative politike dhe të sigurisë nga anulimet e mëtutjeshme në procesin e qasjes së Maqedonisë në procesin eurointegrues, si në vend, ashtu edhe në rajon”.
Mariana Petir, eurodeputete e Kroacisë dhe njeriu i parë i “grupit të miqve të Maqedonisë” në Europarlament, me grup më të madh të deputetëve kërkojnë që përmes amendamenteve “Parlamenti Evropian ta ftojë Këshillin Evropian që t’i përkushtohet në rekomandimin e Komisionit Evropian për hapje të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë”, në raport me propozimin e raportuesit Vajgëll, kjo të ndodh “pasi që të gjitha kushtet do të plotësohen”.
Bullgari Xhambaski, grekët Kefalojanis, Spiraki dhe Sakorafa dhe social-demokratët Flekenshtajn dhe Picula insistojnë në “vazhdim të afatit të Prokurorisë speciale ndërsa deri në fund nuk hetohet të gjitha keqpërdorimet në procesin e përgjimit dhe mundësimit të dëshmitarëve të mbrojtur”.
Numër i madh i eurodeputetëve në amendamente kërkojnë bashkëjetesë ndëretnike të qetë në Maqedoni dhe kërkojnë verifikim të Marrëveshjes së Ohrit, për edhe kryerje të regjistrimit të popullatës pa anulim.
Eurodeputetja holandeze Marieçe S’hake, për dallim nga pothuajse të gjithë koleget e saj të cilat shprehin lavdërata dhe vlerësim të lartë për përballjen e Maqedonisë me krizën e refugjatëve, ajo e gjykon Maqedoninë.
“Për keqardhje përmendet se politika e Maqedonisë për azil dhe migracion vazhdon me mossukses të sigurojë mbrojtje përkatëse të refugjatëve dhe migrantëve, të cilët me përdorim të dhunës së madhe u shtynë prapa në Greqi ose ilegalisht janë privuar nga liria dhe përballen me abuzime në burgje. Thirren autoritetet e Maqedonisë që të sigurojnë migrantët dhe refugjatët të cilët aplikojnë për azil në Maqedoni dhe udhëtojnë nëpër territorin e Maqedonisë, të trajtohen në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë e BE-së, duke i përfshirë edhe konventat e refugjatëve nga vitit 1951 dhe Kartën për të drejtën fundamentale të bashkimit Evropian, reagon përmes amendamenteve holandezja S’hake, e cila kërkoi që edhe Maqedonia të vendos sanksione ndaj Rusisë.
Kundrejt kësaj, francezët Shafhauzer dhe Ferand, kërkojnë përmes amendamenteve që Maqedonia të lavdërohet për menaxhimin e mirë të krizës së refugjatëve dhe të vlerësohet se Parlamenti Evropian “e përshëndet mbylljen e kufirit me Greqinë më 20 janar të vitit 2016, që ndihmoi të pengohet fluksi i emigrantëve të paligjshëm në pjesën tjetër të Evropës”, theksojnë eurodeputetët francezë. Në këtë pikëpamje, rumunja Doru Franzulika kërkon që Këshilli i Evropës t’i hapë negociatat inkuadruese me Maqedoninë “me qëllim që të lejohet dërgimi i rojës kufitare evropiane dhe bregdetare dhe kjo Agjenci tërësisht të mund të operojë në vend”.
Shumë eurodeputetë grekë kërkojnë të fshihet propozimi i raportuesit Ivo Vajgëll në Rezolutën e PE-së për Maqedoninë që të ftohet përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini dhe Komisioni Evropian që të zhvillojnë iniciativa të reja që të tejkalohen dallimet rreth çështjes për emrin me Greqinë. Në këtë pikëpamje, socialdemokratët Flekenshtajn dhe Piculla reagojnë përmes amendamenteve se “përfshirja më e drejtpërdrejtë e BE-së në kontest duhet të ndodhë nëse atë e kërkojnë të dyja palët”.
Në lidhje me këtë problem, Tamash Meserish (Hungari) dhe Igor Sholtesh (Slloveni) nga radhët e “të gjelbërve” evropianë, me amendament 316 japin propozim konkret.
Shqyrtimi i dytë i draft-Rezolutës për shtetin e Maqedonisë para Komitetit për punë të jashtme (AFET) është planifikuar të mbahet më 27 shkurt, ndërsa një ditë më vinë për të njëjtën do të votohet në komisionin AFET.
Debati dhe votimi i përgjithshëm për Rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, megjithatë është planifikuar të mbahet në seancën plenare të dhomës ligjdhënëse të Bashkimit Evropian që më 14 dhe 15 mars do të mbahet në Strasburg.
Përndryshe, Rezolutat e PE-së për vendet-kandidate për anëtarësim në BE kanë të bëjnë me progres-raportin që Komisioni Evropian e jep çdo vit, por atë që do ta sjellë si konkludim, Parlamenti Evropian nuk ka kurrfarë peshe ligjore dhe është vetë, këshillëdhënëse. Njëjtë si edhe Komisioni Evropian dhe PE-ja deri më tani tetë herë me radhë ka dhënë rekomandime pozitive për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE-në.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...