Dorëzimi i dorëheqjes në Kuvend, Zaev ende i heshtur

13:28 | 8 Nëntor 2021
V. S.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri pasdite, kryeministri Zaev ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse nuk ndodh dorëheqja deri në ora 14:30, ata do të dërgojnë nismë për mosbesim të qeverisë, ndërsa në afat prej tre ditëve që kur do të dorëzohet kjo nismë te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të duhet të caktojë seancë për votim.

Në takimin e sotëm koordinativ në Kuvend me Xhaferin nuk është biseduar për paralajmërimet e opozitës, por për nisjen e procedurës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Debati në komision fillon më 15 nëntor, ndërsa seanca për votim do të mbahet në fund të muajit.

Ndryshe, deputetët e shumicës nuk komentojnë nëse kryeministri Zaev do të jap dorëheqje dhe po ashtu nuk flasin nëse opozita ka 61 deputetë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme