Pas largimit te ministrit te Jashtem grek, Nikos Kotzias, pas sherrit ne kabinet me ministrin e Mbrojtjes Kamenos, mediat greke shkruajne lidhur me nje abuzim ne perdorimin e te ashtuquajturit fondi sekret i ministrise se Jashtme te shtetit fqinj.
Një debat te madh politik kane shkaktuar fondet sekretet te ministrisë së Jashtme, të cilën opozita e ka lidhur me dorëzimin e papritur te postit nga ana e Nikos Kotzias, shkruajne mediat greke.
Mediat greke, i referohet nje dosjeje te hapur me daten 10 tetor, e cila thuhet se permbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh, shume e shpenzuar per financime dhe ndihma te dhena per media ne Shqiperi dhe ne Maqedoni.
“Kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse. Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë”,- shkruajne mediat greke.
Ceshtja shkaktoi debat ne Kuvend, per te cilen kryetari i parlamentit Nikos Voutis, pranoi se e gjithe kjo nuk mund te mos shkaktoje indinjate, pasi sipas tij, “krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’”.
Demokracia e Re ka kerkuar llogari dhe detaje per gjithe transaksionet e bera, ne menyre qe te behet transparence.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...