Google ADS

Dorasi i bashkëshortes në Tetovë do të përgjigjet për tre vepra penale

12:42 | 16 Tetor 2018
V. S.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot ka dorëzuar padi penale kundër 53-vjeçarit A.K, për shkak se ka kryer tre vepra penale “vrasje”, “tentim vrasje” dhe “armë mbajtje pa leje”.

Ak është i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur pardje (e diel) në periudhën me orës 22:00 dhe 23:00 në Reçicë të Vogël.

Sipas policisë, i dyshuari A.K me armë ka vrarë gruan e tij H.K (52) dhe ka gjuajtur edhe në drejtim të R.XH (50) nga Reçica e Vogël, i cili ka kaluar pa lëndime.

53-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme