Doganat e Maqedonisë shënojnë ulje të dërgesave nga Kina për shkak të coronavirusit

19:04 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Drejtoritë doganore të Ballkanit Perëndimor në takimin e sotëm në Ohër informuan se po ulet numri i dërgesave që vijnë nga Kina.

Shkaku është coronavirusi. Kreu i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski, për Alsat tha se këto ditë mbërrijnë dërgesa nga Kina, të cilat janë porositur para dy apo tre muajve.

Pritjet janë që në periudhën e ardhshme numri i dërgesave që kryesisht porositen përmes internetit të jetë më i vogël.

“Gjithsesi se ka ulje të caktuar të numrit të dërgesave. Kjo nuk është për shkak të pranisë së coronavirusit në Ballkan, por sepse vetë ai ka shpërthyer në Kinë, ndërsa shumica e dërgesave elektronike vijnë nga Kina dhe kjo ndoshta është për shkak të dërgesës së ngadalësuar të tyre për blerësit”, deklaroi Gjoko Tanaskoski, drejtor i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.

Dogana jonë do t’i ndjekë udhëzimet e Shtabit të Krizave dhe deri atëherë do të zbatojë kontrolle të shtuara. Ndërsa, përderisa drejtoritë doganore debatuan edhe për tema të ndryshme të bashkëpunimit të përbashkët, nga Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë në Ohër thanë se rreth 300 turistë nga Greqia të cilët janë paraqitur për këtë fundjavë e kanë anuluar ardhjen e tyre në qytet për shkak të coronavirusit.

Deri më tani vlerësohet se janë anuluar rreth 20% të aranzhmaneve. Frika dhe dilemat kryesore janë nëse trend i tillë negativ do të vazhdojë gjatë sezonit kryesor veror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme