Dodik: S’do ta njohim Kosovën dhe nuk do të lejojmë të hyjë në NATO

09:30 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Anëtari i porsazgjedhur i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka porositur se shteti i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e as do të lejojë anëtarësimin në NATO derisa ai të jetë anëtar i Presidencës.

Ai ka shtuar se nuk ka votim në Presidencë për çështje ushtarake, por, për fat të keq, siç thotë ai, Rregulloret ndryshoheshin nga dikush tjetër.

“Por, si anëtar serb i Presidencës, kam të drejtë të vë veto dhe ta dërgoj në parlamentin e Republikës Serbe dhe ai të merr vendim. Kjo boshnjakëve nuk u konvenon, sepse tregon se ku është vendimmarrja. Pra, vendi kryesor i vendimmarrjes është Republika Serbe, nuk është vetëm Presidenca”, tha Dodiku mbrëmë në televizionin serb “Happy”.

Dodiku shtoi se serbët nëpër treva të ndryshime ndoshta edhe e kanë pranuar NATO-n, por ai është kundër Aleancës për shkak se ajo e ka bombarduar Serbinë dhe Republikën Serbe me uranium të varfëruar, duke theksuar se nuk do të pranojë që BeH-ja të hyjë në NATO sepse “këtë nuk e do populli i Republikës Serbe”.

Ai tha se duhet të respektohet populli serb që “s’ia do të keqen askujt”, s’ia do të keqen askujt as ai, e as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme