Google ADS

Do të rritet bashkëpunimi në mes policisë së Maqedonisë dhe Greqisë

17:26 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Do të promovohet bashkëpunimi policor në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ky është një nga konkluzionet e arritura në takimin e tretë katër palësh të ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Transportit nga Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Greqisë dhe Republika e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Brendshme u përfaqësua nga sekretari i Shtetit, Magdalena Nestorovska, e cila mori pjesë në një takim të posaçëm të ministrave të punëve të brendshme të vendeve të përfaqësuara në këtë format.

Në mes tjerash, u bisedua edhe për përmirësimin e bashkëpunimit në pjesën e mbrojtjes civile, me çka u konstatua nevoja e bashkëpunimit rajonal për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme