Nga sot e deri të hënën, policia rrugore në Prilep do të monitorojë hyrjet dhe daljet e udhëtarëve në qytet nga komunat Krivogashtani, Dollneni, posaçërisht nga komuna e Plasnicës, si parandalim i infeksionit me coronavirus.
Ky është një nga konkluzionet kryesore pas takimit të mbrëmshëm të Shtabit Rajonal të Krizave të mbajtur në Prilep me kërkesë të Shefit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave në Prilep, dhe me rekomandimin e Qendrës së Republikës për të rishikuar situatën përpara mbledhjes së të hënës të Këshillit të sigurisë i thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski.
Pas informacionit nga Qendra për Shëndet Publik se në komunën e Plasnicës, që është nën juridiksionin e Qendrës Prilep, kishte banorë nga vendet me rrezik të lartë, u bë thirrje që të ishin në izolim dhe të paraqiten përsëri në Qendër./Telegrafi/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...