Do të kërkohet ashpërsim i masave në Tetovë

16:29 | 4 Prill 2020
Arditë Shkodra

Në Tetovë rritet numri i të infektuarve me coronavirus. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi po përhapet për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare, mos-mbajtja e distancës sociale dhe mbledhja e qytetarëve para bankave, shitoreve dhe tregjeve.

Nga ISHP thonë se nëse qytetarët vazhdojnë që t’i injorojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreth 138 persona janë testuar si persona që dyshohen apo kanë pasur kontakt me të infektuar, ndërsa 96 persona ndodhen në izolim shtëpiak, me vendim nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Naim Skenderi nga ISHP.

Ai saroi se në Tetovë nuk respektohen rekomadnimet qeveritare dhe për këtë shkak vazhdon të rritet numri i të infektuarve. Tani në Tetovë edhe një polic ka rezultuar pozitiv në testimin për coronaviruts.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme