Lisbona zyrtare nuk e konsideron Bullgarinë si pengesë të zgjerimit. Në javën e parë që kur Portugalia mori presidencën e BE-së, ambasadori i tyre në BE, Nuno Brito, tha se ata do të ishin të kujdesshëm në lidhje me zgjerimin dhe se presidenca portugeze për gjashtë muajt e ardhshëm, nuk do të nxitojë të propozoj konkluzione të reja për këtë çështje.
Ambasadori portugez Brito thotë se është e gabuar të akuzosh Bullgarinë për pengimin e procesit.
“Është e gabuar të akuzosh Bullgarinë për pengimin e procesit, sepse ai vend është një nga mbështetësit e fortë të zgjerimit të BE-së. Nevojitet unanimitet për të marrë vendime në këtë fushë dhe diskutimi mbi zgjerimin vazhdon në një nivel të lartë politik”, thotë Nuno Brito, ambasador i Portugalisë në BE.
Megjithëse Lisbona mbetet zyrtarisht në rrugën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, ajo zhvendos fokusin e saj nga mosmarrëveshja Shkup-Sofje dhe fillimi i negociatave nga Maqedonia dhe gjysmën e vitit të ardhshëm do të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe hartimin e rregullave të reja të migrimit në BE./telegrafi
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...