Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 613.219 doza të vaksinave, ndërsa 232.595 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 14.818 qytetarë, prej të cilëve 10.732 e kanë marrë dozën e parë.
“Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 491.363 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70
vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.
Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të regjistrohen në platformën “vakcinacija.mk” sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...