Google ADS

Dje janë vaksinuar 9.631 qytetarë në Maqedoni

12:50 | 10 Qershor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 420.821 doza të vaksinave, ndërsa 168.284 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 9.631 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.391 qytetarë.

Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 446.195 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Sipas të dhënave të fundit nga MSH, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën e vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme