Ende pa u zbardhur se si Barlet Xhaferi, i biri i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, kishte arritur të “hyjë” në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, ai u gjend në listën e publikuar dje si një ndër prokurorët e ardhshëm të vendit.
Për këtë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot tha se edhe djali i tij gëzon të drejtat si gjithë qytetarët e tjerë.
”Kur bëhet fjalë për antarë të familjeve të funksionarëve senzacioni është shumë më i lartë. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë nga 2011 e këtej por në fund të vitit 2022 antikorrupsioni ka ndëprerë atë proces dhe konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim a çështjet e lëshimeve institucionale nuk është përgjegjësi e djalit tim. Në fund të fundit si çdo fëmijë tjetër edhe djali im gëzon të drejtat si gjithë tjerët në këtë shtet”, deklaroi Talat Xhaferi.
Më herët, kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit kishte deklaruar se ekziston mundësi ligjore që djalit të Xhaferit, t’i merret certifikata e provimit të Jurisprudencës por pas përfundimit të hetimeve, megjithatë, këto deklarata nuk kishin ndikuar deri te Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik që të stopojë përkohësisht shkollimin e tij apo të mos i mundësojë diplomimin pa u zbardhur deri në fund rasti./KlanMacedonia/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...