Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.
Kështu ka njoftuar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbis, Shaip Kamberi.
Kamberi ka falënderuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për mbështetjen e tyre.
Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.
Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.
“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...