Me protestë një orëshe para Qeverisë, të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për film, edhe sot për të pestën herë do ta shprehin pakënaqësinë nga pagat e tyre mujore dhe do ta përsëritin kërkesën për rritjen e pagave pas shembullit të Ministrisë së Financave.
Në protestë, e cila filloi të premten e kaluar, ishte kërkuar edhe takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi.
Pjesëmarrësit në protestë i dërguan apel ministrit të Financave ta miratojë Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për Film, me të cilin të gjithë të punësuarit sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin paga të rritura për 30 për qind.
“Pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuarve në të njëjtat pozita në institucionet nga fusha e kulturës është 10 mijë denarë. Me pagën prej 25.000 denarë që e marrin mesatarisht 70 për qind e të punësuarve në sektorin e kulturës, muaji nuk mund të mbijetohet”, tha kryetari i Organizatës sindikale të AOGJSH-së në Ministrinë e Kulturës, Branko Kostovski, në protestën e javës së kaluar.
Protestës prej pardje iu bashkangjitën edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Kulturës (SPKM), të cilët shprehën mbështetje, ndërsa siç paralajmëroi Kostovski, së shpejti presin t’u bashkangjiten edhe kolegët e tyre nga ministritë tjera.
Ai mbetet në qëndrimin se do të jenë të pranishëm çdo ditë në numër të madh, deri në realizimin e qëllimit – valorizimin adekuat të punës së të punësuarve në këto institucione.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...