Google ADS

Dita e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë që do ta mbajë mend historia!

08:20 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Gjithçka filloi me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë nga shumica e re parlamentare, të cilët tanimë udhëhiqen nga kryetari shqiptar, Talat Xhaferi.
Situata u tensionua kur në Kuvend u futën protestuesit që veten e emëruan para 60 ditëve si mbrojtësit e shtetit maqedonas.

Befas filloi dhuna ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare.

U sulmuan deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançev, Maksim Dimitrievski dhe deputeti i vetëm shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

d_1493355574-8456975

U bllokuan gazetarë dhe deputetët brenda sallave të Kuvendit, të cilët ishin u morën peng nga protestuesit.

Bota ka parë fotografi të tmerrshme teksa shihen deputetët e rrahur dhe të gjakosur.

Faktori ndërkombëtarë ka pranuar si kryetar legjitim të Kuvendit, Talat Xhaferin duke bërë gjithashtu thirrje për qetësim të situatës dhe vetëdijesim të qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë.

dd_1493355580-3755698

Kanë reaguar edhe udhëheqësit e shteteve fqinje, të cilët i kanë dënuar aktet e dhunës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar për maturi tek faktori shqiptarë në Maqedoni ndërsa edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar aktin e dhunës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka ftuar të gjithë kryetarët e partive parlamentare që të takohen nesër urgjentisht për të rishikuar situatën në vend.

ddd_1493355588-7320918

Ivanovi është akuzuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit si inskenues i kësaj situate. Përveç Ivanovit, LSDM ka akuzuar ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanoskin dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikola Gruevskin.

Edhe partitë shqiptare reaguan për situatën e rëndë që po kalon këto momente shteti i Maqedonisë.

dddd_1493355596-3403373-1

Gjithashtu reagoi edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tha se do të dënohet çdo skenar i LSDM-së.

Ai është kthyer nga Viena dhe këto momente pritet të mbërrij në Shkup.

Gjersa Zoran Zaev, i cili është gjakosur pas sulmit në parlamentin e Maqedonisë, është pritur si hero në selinë e partisë LSDM.

ddddd_1493355606-6938873

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme