Dita e NATO-s shënohet edhe në Maqedoni, merr pjesë dhe Kovaçevski
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot do të marrin pjesë në tribunën me rastin e Ditës së NATO-s, të cilën tradicionalisht çdo vit e organizon Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë së Veriut.
Në ngjarje video-fjalim do të mbajnë edhe Karmen Romero, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-s,si dhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërnz.
Tribuna me rastin e “Ditës së NATO-s -4 Prilli” është aktivitet tradicional i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s, shërben si ngjarje informative që ka për qëllim ta informojë opinionin më të gjerë dhe mediat për zhvillimin e ngjarjeve në nivel global, kontributin tonë si vend, si dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO aleancën./in7/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...