Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, i shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën për programet e tyre. Të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë perspektivë më e mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund të siç thotë ai, “gruevizmit”.
Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova megjithatë, aduti kryesor i së cilës është sundimi i të drejtës dhe pret që shteti ynë të reformohet në çdo pikëpamje dhe se reformat duhet të fillojnë nga ata më lartë.
Kandidati i cili me ta mori pjesë në raundin e parë, Blerim Reka, përmes Facebook-ut u shprehu falënderim pothuajse 80.000 votuesve që e kanë mbështetur dhe ka shkruar se e drejtë e tyre është që të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.
“Ato janë vetëm votat tuaja. Ajo është e drejta juaj dhe ju vetë të vendosni për cilin do të votoni në raundin e dytë. Do ta përsëris të njëjtën që e thashë në fillim të fushatës time presidenciale: unë nuk jam tregtar me votat tuaja dhe nuk do t’ju bind për cilin do të votoni këtë javë. Tregtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, veçanërisht me shtyllën e saj kryesore – sundimi i së drejtës”, porositi Reka, përcjell telegrafi maqedoni.
Aleanca për Shqiptarët në kryesinë qendrore dje përfundoi se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ofertë konkrete për qytetarët dhe bëri apel ata të dielën ta shprehin sovranitetin e tyre.
“Partia e përsërit qëndrimin e shprehur gjatë fushatës zgjedhore se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të bashkëndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko-kushtetuese dhe socio-ekonomike të shqiptarëve në RMV”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në tubimin në Shkup u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të vet që mbështetjen t’ia japin kandidatit Stevo Pendarovski.
“Të dalim më 5 maj dhe ta mbështesim kandidatin pro-evropian drejt NATO-s dhe BE-së”, ka porositur udhëheqësia e BDI-së – partneri i koalicionit të LSDM-së në Qeveri.
Ndryshe, heshtja zgjedhore do të fillojë në mesnatë. Gjatë heshtjes 24-orëshe do të votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat e pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe në diasporë. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?