Partitë politike dhe kandidatët e tyre për kryetarë komunash, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nga Shkupi, theksoi se për katër vite kanë realizuar shumë projekte. Zaev tha se vetëm në Shkup dhe në komunat e Shkupit kanë realizuar mbi dy mijë projekte. Mes tjerash theksoi se në këto katër vjet me punë të përkushtuar dhe të palodhur, vendi është zhvilluar në shumë sfera.
“Ne kemi arritur shumë. Ne e vendosëm vendin në rrugën e duhur, i dhamë fund regjimit, bëmë një transformim pozitiv të institucioneve që sot punojnë në shërbim të qytetarëve. U dhamë fund sherifëve lokal, i hapëm komunat dhe ua kthyem qytetarëve dhe investuam në zhvillimin e tyre”, tha Zaev.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tetova, tha se BDI-ja i ngjan shqiponjës pasi që siç tha ai kurrë nuk e kanë humbur shënjestrën tek qëllimet. Ahmeti mes tjerash, tha se agjenda e blertë garanton jetë më cilësore.
“Nuk e di pse mu kujtua për një moment ambasadori Pardew, në një bisedë e pyesin se çfarë vlerësimi ka për BDI-në, për njerëzit që drejtojnë atë? Ai shprehet BDI i ngjan shqiponjës, fluturon me koncentrim dhe përqendrim dhe asnjëherë nuk e humb shënjestrën nga preja që duhet të kapë. Vëllezër e motra, për 20 vite, vërtet i ngjajmë shqiponjës pasi që vërtetë nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet, guximshëm kemi hapëruar sepse ne nuk kemi llogaritur a do të fitojmë mandatin e ardhshëm apo nuk do të fitojmë, por kemi bërë projekte dhe plane”, tha Ahmeti mes tjerash.
Në tubimin në Strugë në të cilin u promovua lista e këshilltarëve për zgjedhjet e ardhshme, Mickoski u bëri thirrje struganëve votën e tyre ta japin për Idri Istrefi, kandidat për kandidatin për kryetar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, sepse siç tha, ai është njeti, që do ta bashkojë Strugën.
“Të gjithë së bashku do të tregojmë se nuk na posedojnë dhe kur është më vështirë jemi të bashkuar për t’i mposhtur dhe më pas ta ndërtojmë Strugën dhe Maqedoninë tonë nga fillimi”, tha Mickoski.
Ndërsa kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, nga Lëvizja Besa Bilall Kasami ka vazhduar turin e tij me takime me vendbanimet e Tetovës. Në fshatin Llacë kandidati Kasami ka deklaruar se me ardhjen e tij në krye të komunës do t’i zgjidhë hallet e qytetarëve.
“Ne nuk jemi vetëm për t’i dëgjuar hallet e tyre, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje”, ka deklaruar Kasami.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren