Google ADS

Dita Botërore e Autizmit, Xhaferi: Mbështetja ime për personat me autizëm mbetet e pa rezervë

13:34 | 2 Prill 2024
K.B

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, tha se mbështetja për realizimin e të gjitha projekteve të rëndësishme për personat me autizëm mbetet e pa rezervë.

Këto komente Xhaferi i bëri përmes një shkrimi në Facebook, ku edhe njoftoi se ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet me ngjyrën e kaltër.

“Duke e ndriçuar kaltër ndërtesën e Qeverisë, e shënojmë Ditën botërore të autizmit. Kuptimi dhe pranimi i diversiteteve është themeli për inkuadrimin gjithëpërfshirës në shoqëri. Mbështetja ime për realizimin e të gjitha projekteve të rëndësishme për personat me autizëm mbetet e pa rezervë”, tha Xhaferi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme