Disa rajone të Shkupit mbeten pa ujë dhe energji elektrike

20:48 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Përshkak të një shpërthimi në nënstacion 110 kilovatësh “Vasil Glavinov”, sot pa rrymë elektrike kanë mbetur shumë vendbanime të Shkupit, si Buteli, Radishani, Shuto Orizara dhe Vizbegu.

Ekipi i “EVN MAqedonisë” kanë filluar me lidhjen e rrjetit të shpërndarjes, dhe po punojnë në mënyrë intenzive për të eleminuar defektin, përcjell Telegrafi Maqdoni.

Ky problem solli edhe ndërprerje te furnizimit me ujë, për arsye se nuk mund të funksionojë pjesa mekanike e stacioneve të pompimit.

Këtë defekt e kanë vërtetuar edhe nga Qendra e Menaxhimit me Kriza, nga e cila gjithashtu thonë se ekipet e EVN Maqedonisë po punojnë për të riparuar të njëjtën./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme