Në disa nga plazhet në rajonin e Ohrit tashmë janë vendosur shazlonet kurse këto ditë është punuar në mënyrë intensive në rregullimin e tyre. Edhe pse ende nuk e kanë marrë protokollin e duhur të punës, menaxherët e plazheve thonë se dëshirojnë të përgatiten kur të arrijë leja në mënyrë që të fillojnë të punojnë.
“Ne tani i kemi vendosur ato në mënyrë transparente, në mënyrë që të duket si plazh, që të dihet se jemi në pritje të sezonit. Ende nuk kemi ndonjë masë konkrete për plazhet, por jemi në pritje -tha Marjan Labroski- menaxher plazhi.
Qendra e Shëndetit Publik thotë se sa më shpejt që shteti i dorëzon protokollet e punës, aq më mirë do të jetë për të gjithë.
“Shpresojmë që gjatë muajit qershor, kur të vijë koha, të marrim udhëzime konkrete, në mënyrë që të mund ta organizojmë tërë këtë punë në kohë, dhe jo një minutë para 12-ve – u shpreh Sasho Toçkov- Qendra për Shëndet Publik, Ohër.
Në funksionimin e plazheve, që në bregun e Ohrit janë më shumë se 40, patjetër që do të ketë shumë ndryshime në funksionimin e tyre. Masat priten për sa i përket vendosjes së shazloneve, numrit të vizitorëve që do të pranohen. Disa koncesionarë për Alsat kanë shprehur tashmë dyshime se mund të përgjigjen ndaj të gjitha masave që do të parashikoheshin dhe se e vetmja gjë që mund të bëjnë është të kujdesen për higjienën dhe mbajtjen e distancës në plazh./alsat
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja