Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Shkup njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të jenë komunat e Shkupit Butel, Kisella Vodë, Sopishtë, Petrovec, Qendër dhe Karposh
Siç informojnë nga atje, nga ora 11:30 deri në orën 12:30, vendkalimi kufitar dhe terminali “Bllacë”, fshati Bllacë dhe Karaulla “Blacë”, nga ora 09 deri në orën 14, pjesë e rrugës “Rumena Haxhipanzova” nr. 16 dhe 18 nga ora 08:00 deri në orën 15:00, një pjesë e fshatit Rakotinc, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, lagjja Katllanovë, lagjja Koçkovë, Banja e Katllanovës “Mesna Reka” dhe fshati Gradmanc, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 , një pjesë e rrugës “Tetovska” nga ora 08:30 deri në orën 15:00, konsumatorët e Bulevardit “Partizanski Odredi ”, rrugicat 4 dhe 10, afër urës së Kombeve të Bashkuara.
Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas marrjes së njoftimit nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi”, bën të ditur se nesër për shkak të largimit të defektit me diametër 80 mm në rrugën “Prohor. Pçinski” 7, nga orën 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e vetë rrugës dhe rrugës “Samoillova”.
Gjithashtu për shkak të riparimit të një defekti me diametër F150 mm, në rrugën “Pitu Guli 6” deri në rezidencën amerikane, nga ora 08:30 deri në evitimin e defektit pa furnizim me ujë do të jenë konsumatorët e rrugëve: “Pitu Guli”, “Ganço Haxhipanzov”, “Kapishtec”, “Dimitar Pandilov” dhe disa pjesë të rrugës “Zagrepska” dhe rrugës “Lerinska”. Në periudhën e cekur për popullatën do të sigurohet një cisternë me ujë të pijshëm.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...