Diplomati gjerman, Kristijan Helbah, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni ka realizuar takime me presidentin dhe me partitë politike në vend.
Ai tha se vizita e tij shërben për të nënvizuar se Gjermani kujdeset për ardhmërinë e Maqedonisë. Ai tha se qëndrimet e Gjermanisë janë në një linjë me ato të Mogerinit dhe Hanit dhe se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e cila do të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave.
“Që kjo të jetë e mundur nevojitet formim i shpejtë i qeverisë e cila do të zbatoj reformat prioritare urgjente. Procesi i reformave është kryesore. Njerëzit kanë nevojë për punë, siguri sociale, sundimin e së drejtës. U bëjmë thirrje partive politike të përmbahen nga ngritjen e përçarjeve qe nuk kanë të bëjnë me këto prioritete”, ka deklaruar Kristijan Helbah, përcjell SHENJA.
Sipas Helbah Kuvendi duhet të jetë në mundësi që ta kryej detyrën e saj, dhe për këtë gjë është i nevojshëm formimi i Qeverisë.
“Ne jemi të bindur se presidenti Ivanov do të tregoj mençuri, do të respektoj rezultatet nga zgjedhjet e kaluara dhe do të mundësoj Kuvendit të formoj Qeveri sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai.
Helbeh ka theksuar se një rëndësi e veçantë është që Prokuroria Speciale të vazhdoj të kryej punën e saj me përkrahje të pavarur gjyqësore.
I pyetur se a sheh diçka kontestuese ose problematike tek Platforma e partive shqiptare ai shkurt tha që “Jo”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...