Në vizitë pune të përbashkët në Republikën e Maqedonisë sot do të arrijë zëvendës ministri për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Republika Çeke, Jakub Dur, dhe sekretari shtetërorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Republika Sllovene, Iztok Miroshoic.
Përfaqësuesit e lartë çek dhe sllovenë nga MPJ do të mbajnë takim me sekretarin shtetërorë të MPJ të Maqedonisë, Viktor Dimovski që do të flasin për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, gjendjen e politikës së brendshme në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.
Siç u tha nga MPJ e Maqedonisë, në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë mbledhje edhe me zv.kryeministrin e Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështjet evropiane , Bujar Osmani.
Dur dhe Miroshiq do të mbajnë leksione të përbashkëta para studentëve nga Departamenti i Shkencave Politike në Fakultetitn Juridik “Justinija Prvi” në Shkup./Telegrafi
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...