Diplomacia Ballkanase flet shqip, Dritan Abazoviç drejt ministrisë së Jashtme në Malin e Zi

19:01 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Lideri i platformës “E Zeza në të Bardhë” në Malin e Zi, Dritan Abazoviç pritet që të marrë postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e re. Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, që ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mos prekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.

I pyetur për mundësinë që Mali i Zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai u shpreh se “natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën“.

Tashmë diplomacia ballkanase pritet që të flasë shqip, pasi edhe në Maqedoninë e Veriut Ministër i Jashtëm është një shqiptar, Bujar Osmani./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme