Zoran Zaev i prishi pozicionet e Maqedonisë dhe nuk fitoi datë për fillim të bisedimeve me BE-në, deklaroi Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Qendror i OBRM-PDUKM-së.
“Bisedimet për anëtarësim me BE-në nuk fillojnë, dhe nuk mundej të fillonin përderisa kompanitë donatore të LSDM-së përfitojnë qindra mijëra euro përmes blerjeve të dyshimta, kurse organet e persekutimit frikësohen të kryejnë hetime, Gjykatat e lirojnë Zoran Zaevin për korrupsion të pastër, kurse administrata mbushet me kuadër jo kompetent partiak. Kjo është e vërteta e hidhur të cilët e shohin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për fat të keq këto janë edhe vërejtjet e BE-së”, deklaroi Dimovski
Ai shtoi se Maqedonia është viktimë e politikave të papërgjegjshme të LSDM-së, si nga brenda ashtu edhe në planin ndërkombëtar, ekonomia po fundoset, rendi kushtetues është i varrosur, kurse shteti i së drejtës është degraduar, që e ka vlerësuar edhe BE-ja, me vendimin e fundit që nuk dha datë për fillim të bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkimi Evropian na tregoi se nënçmimin që na shfaqi LSDM-ja nuk na çon asgjëkund. Nevojiten reforma themelore. BE-ja na e bëri me dije se nuk mund që shteti i drejtuar nga Zoran Zaev dhe shteti që bie 17 vende ne indeksin e korrupsionit të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në”, nga konferenca për shtyp.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...