Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese nëse presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nëse deputetët përsëri e votojnë në seancë plenare.
Dimovski në profilin e tij në Facebook, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të mos e nënshkruajë dekretin dhe deputetë të mos e votojnë, nëse ai përsëri rikthehet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse deputetët e LSDM-së përsëri vendosin ta votojnë këtë ligj, njoftojë se do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e këtij ligji”, ka shkruar Dimovski.
Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve para dy ditëve u miratua në Kuvend./Telegrafi/
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...