Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që e bart si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por është e komplikuar procedura për zgjedhjen e përbërjes së re të KSHZ-së, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
“Duhet pajtueshmëri e plotë e grupeve parlamentare. Hapi i parë është konfirmimi i listës së pastër në komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku LSDM ka gjashtë anëtarë, VMRO-DPMNE gjashtë dhe një Besa nga fraksioni i Afrim Gashit. Së dyti, lista dërgohet te Xhaferi i cili duhet t’i njoftojë deputetët të cilët pastaj për tri ditë do të duhet të japin propozimet e tyre. Më pas komisioni formon grup përfundimtar në pajtim me Rregulloren Zgjedhore dhe votohet me dy të tretën e shumicës. Nëse nuk ka pajtueshmëri, procedura nuk do të ketë sukses. E gjitha procedurë do të përsëritet”, tha Dimovski, përcjell portalb.mk.
Dimovski apeloi që sa më shpejt të pajtohen partitë që të mos ketë presion ndaj Kuvendit dhe Komisionit për zgjedhje.
“Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time, por këtë e bëj që të lë hapësirë për marrëveshje mes partive. Kemi biseduar me Xhaferin se kur do të ketë pajtueshmëri mes partive, sa të marrim dritë jeshile, menjëherë do fillojmë me procedurë”, tha Dimovski.
Ai tha se ka biseduar me liderin e partisë së vet, VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe se ai ka thënë se propozimi për ligjin për amnisti nuk lidhet me KSHZ-në.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës