Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimkovski tha se nuk do të lejojë që në këtë Agjenci të punësohen persona me konflikt interesi.
“Ne nuk do të lejojmë që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) të punësojë njerëz që kanë konflikt interesi, të ketë anëtarë që nuk i plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta”, tha Dimkovski.
Në një intervistë për AIM-në, ai tha se komisioni përzgjedhës ka mbajtur 39 takime në të kaluarën dhe më në fund miratoi listën e personelit të kërkuar që plotësonte kriteret e përcaktuara më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ata morën parasysh detyrimin ligjor për përfaqësim të drejtë, por gjithashtu respektuan rreptësisht dispozitat e nenit 67 të Ligjit për kandidatët e punësimit ose ata që kanë punuar në ish-DSK-në me shtetësi eventuale të dyfishtë.
“Është e rëndësishme të theksohet se vetingu nuk tregon akt, por një proces dhe të gjitha informacionet shtesë që kemi dhe kandidatët e përzgjedhur tashmë do të rishqyrtohen si pjesë e një procesi shqyrtimi dhe të udhëzohen sipas rezultateve të mara nga ky proces. Në këtë fazë është bërë një një riveting për më shumët kandidatë të përzgjedhur, megjithatë ky proces në vazhdimësi rinovohet dhe kryhen kontrolle shtesë”, tha Dimkovski.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...