Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, gjatë vizitës së tij në Bruksel, u takua sot me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit politike vendore dhe arritjet në fushat e reformave të vendit, në dritën e mbi perspektivën e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim riafirmoi përqendrimin drejt vlerave evropiane, duke shprehur besim se në tetor vendet anëtare do ta njihnin dhe vërtetonin të njëjtën me një vendim pozitiv për të hapur negociatat e pranimit.
“Mbetet akoma pak kohë deri te momenti ku mund të vlerësohet jo vetëm për një sukses të përbashkët, por një histori e të shkruarit me një parashikim të së ardhmes. Unë jam këtu për të siguruar që vendimi pozitiv në tetor është meritor dhe zgjidhje më e mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, rajonit, por edhe në interes të vetë BE-së”, tha Dimitrov.
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn theksoi se vendi ka përmbushur pritjet në këtë drejtim, me çka parashikimet për marrjen e vendimit pozitiv për të filluar negociatat e pranimit me BE-në, janë më se reale./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...