Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos, edhe pse dje pritej të takohen, megjithatë sot do të takohen në margjinat e forumit ekonomik që mbahet në Delfi, Greqi.
Sipas agjencisë greke “AANA-MPA”, duke u thirrur në burime diplomatike, dje njoftoi se fokusi i takimit të Dimitrov-Katraougalos do të jetë te zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe të problemeve teknike dhe praktike që paraqiten në zbatim.
Në ditën e parë të pjesëmarrjes në forumin ekonomik, ministri i Punëve të Jashtme mbajti fjalim dhe realizoi disa takime bilaterale.
Në fjalim tha se mund të jemi krenarë për atë që arritën sot dhe bota të thotë se lajmet e mira vijnë nga Ballkani.
Dimitrov foli edhe për të ardhmen, por edhe për atë se çfarë është bërë.
Fjalim përveç ministrin të jashtëm të Maqedonisë së Veriut kishin edhe shefi i diplomacisë së Qipros, Nikos Hrisodulidis, zëvendëskryeministrja e Rumanisë, Ana Birçall, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme Nikolla Dimitrov, në kuadër të forumit ekonomik, u taku me zëvendës ndihmësin e Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer dhe me abasadorin e ShBA-ve në Greqi, Jofry Payat dhe kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, si dhe për çështjet aktuale dhe sfidat e rajonit.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj