Dimitrov: Propozimi i Portugalisë është bazë e mirë

18:49 | 7 Korrik 2021
A. B.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistën e tij për “European Western Balkans” thotë se propozimi i Portugalisë është bazë e mirë, por nevojitet vullnet politik.

“Procesi i pranimit, nëse përdoret si duhet, i mbështetur nga vullneti politik për ndryshim dhe transformim, është mjeti më i mirë për reforma dhe asnjë vend anëtar nuk mund të vendosë veto në atë proces”, tha Dimitrov.

Sipas tij, mënyrë evropiane e jetës për qytetarët mund të bëhet vetëm përmes reformave që, siç thotë, janë e vetmja alternativë për parandalimin ikjen e të rinjve.

“Ose do ta bëjmë këtë rajon evropian në arsim, shëndetësi, mundësi të barabarta, sistem meritor për punësim dhe përparim, më shumë drejtësi, transparencë, liri ose qytetarët tanë do të ikin për të gjetur mënyrë evropiane për të jetuar”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme