Bashkimi Evropian është familje e më shumë kombeve të cilat ndajnë vlera të njëjta, si qeverisja e së drejtës, koncepti i menaxhimit të mirë dhe liria e mediave. Për ne BE-ja është ajo që dëshirojmë të jemi dhe si do të donim të funksionojmë, në përgjithësi ato janë kombe të prosperuara, ndërsa ne besojmë se prosperiteti vjen me demokracinë dhe qeverisjen e së drejtës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në një intervistë për “BBC World Services”.
I pyetur se çfarë mund t’i japë Maqedonia BE-së, Dimitrov tha fillimisht, vendosmëria e re që të kemi sukses, e cila ishte e lindur përmes përvojës së mbijetesës së krizës i jep mundësi për Evropën të thotë se ndoshta zgjerimi me të vërtetë funksionon.
Dimitrov, lidhur me dinamikën e negociatave për inkuadrim në BE, tha se Maqedonia për 12 vjet është në dhomën e pritjes.
“Maqedonia u bë vend kandidat në vitin 2005, kështu që ky është leksion i cili mund t’i ndodh rajonit nëse mbetemi në margjinat e vëmendjes politike, pasi që për nga pozita gjeografike ne nuk jemi në margjinat e Evropës”, deklaroi Dimitrov.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...