Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ka reaguar rreth ngjarjeve të fundit në lidhje me kontestin me Bullgarinë.
Në një postim në Facebook, ai thotë se Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë parasheh që historia t’i lihet historianëve, ndërsa politikanët të merren me të tashmen dhe të ardhmen.
“Ideja e Marrëveshjes ishte historia t`i lihet historianëve, që ne të merremi me të tashmen dhe të ardhmen. Të zgjidhim çështjet bilaterale në mënyrë bilaterale, pa qenë ato pengesë në rrugën drejt BE-së. Gjuha dhe vetëvendosja, shtetësia dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrimin në BE, e cila respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor si vlerë themelore, dhe as nuk mund të jenë pengesë për miqësinë e vërtetë, sepse ajo gjithmonë bazohet në respekt të ndërsjellë”, përcjell telegrafi maqedoni.
“Ky është qëndrimi im parimor, kjo është një betejë jo vetëm për thelbin maqedonas, por edhe për thelbin e vlerave evropiane, nga e cila nuk ka devijim. Ky është “virusi” i pavdekshëm i idealeve kundër të cilit kërkohet kot një “vaksinë”, shkruan Dimitrov.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist