Dimitrov: Nëse nuk ka lëvizje të procesit inkuadrues, do të jetë e vështirë që BE ta ruajë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

16:20 | 31 Mars 2021
Arbresh.info

“Nëse nuk ka lëvizje në procesin e inkuadrimit do të jetë shumë vështirë që Bashkimi Evropian ta ruajë besueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas kaq shumë shtyrjesh”.

Këtë e deklaroi sot në Lubjanë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë sllovene Anzhe Logar. Dimitrovi tha se sivjet vendi shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me BE-në në vitin 2001, dhe se 16 vjet jemi vendi me status kandidat për anëtarësim.

“E zgjodhëm problemin me Greqinë, pritën në metodologjinë e re që të përforcohet besimi në procesin inkuadrues dhe para nesh tani është kjo, shpresoj sfidë e fundit me fqinjët tanë nga Sofja fqinje”, tha Dimitrovi.

Ai theksoi se strategjia bazohet në tri shtylla – bisedë dhe gjetje të mirëkuptimit të ndërsjellë dinjitoz dhe evropian me Bullgarinë, pastaj reforma në vend, me ç’rast e informoi Logarin se Qeveria e ka miratuar Agjendën Evropa në shtëpi drejtuar ndaj aktiviteteve të reformave konkrete në më shumë institucione kompetente të fokusuara në klasterin e parë nga metodologjia e re. Baza, sepse, tha ai, edhe qëllimi i procesit inkuadrues është vendosja e standardeve evropiane në vend.

“Edhe shtylla e tretë është ndihmë dhe mbështetje nga miqtë tanë siç është Sllovenia, këtë vit për disa muaj do të fillojë edhe presidenca sllovene me Këshillin e BE-së nga 1 korriku dhe unë e urova Anzhen, i cili më informoi për prioritetet e presidencës sllovene ku, mes tjerash, krahas gjendjes shëndetësore dhe sigurisë në hapësirën e informacionit do të gjendet edhe rajoni ynë”, shtoi Dimitrovi./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme