“Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”.
Mesazh i qartë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në agjendën evropiane dhe do të vazhdojë të kërkojë respektimin e të drejtës së vetë të vetëvendosjes dërgoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në takimin e parë të sotëm me ambasadorin e ri të Francës, Siril Bomgarter.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshme për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në sferën e sundimit të ligjit dhe sqaroi se fillimi i negociatave është hap logjik për çka duhet të sigurohet fokus më i madh dhe vazhdimësi të reformave.
“Jemi të bindur fuqishëm në mbështetjen e Francës, nëse kemi parasysh se metodologjia e re, e miratuar me iniciativën e Parisit, paralajmëron të gjithë të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të pazgjidhura në procesin e aderimit. Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, theksoi Dimitrov.
Në takim u potencua se Qeveria do të vazhdojë ti zbatojë reformat sepse, siç theksoi Dimitrov, pavarësisht nga sfidat, ne nuk do të heqim dorë nga qëllimi i evropianizimit thelbësor të shoqërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve./
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...