Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në seancën e dytë të Konventës Kombëtare për BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas përfundimeve të djeshme nga Këshilli i Ministrave në Luksemburg tha se në tetor asnjë shtet anëtare nuk do të ketë justifikim që të jetë kundër dhënies së datës për bisedime.
“Jam i sigurt që në vjeshtë që kjo do të jetë edhe më e vështirë. Para neve kemi dy muaj e gjysmë dhe duhet të fokusohemi në një detyrë që nuk e përfunduam deri në fund, ndërsa ajo është e ardhmja e PSP-së nëpërmes miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike. Kjo do të na ndihmoj që të mos ketë asnjë justifikim për asnjë shtet anëtare që në shtator-tetor të këtij viti”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendet anëtare të BE-së dje vendosën që për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të marrin vendim më së voni deri në tetor të viti 2019.
“Duke u bazuar në përfundimet nga 26 qershori 2018, Këshilli fuqishëm përshëndet marrëveshjen historike të Prespës pa precedent dhe e merr mirë në njohurit e rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të evoluimit pozitiv dhe progresit të bërë në përmbushjen e kushteve të identifikuara nga ana e Këshillit. Për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësinë e çështjes, Këshilli do të kthehet me qëllimin e arritjes së qartë dhe vendimit thelbësor sa më të shpejtë që është e mundur dhe jo më së voni deri në tetor 2019, të miratojë vendimin e fundit të përfundimeve për Maqedoninë e Veriut”, tha Dimitrov.
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”