Dimitrov në takim me Stanila: Rumania ka ndihmuar në realizimin e proceseve euroatlantike

13:09 | 9 Tetor 2020
V. S.

Sot, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në takim lamtumire priti ambasadorin e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Viorel Stanila.

Dimitrov tha se Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit, që ishte lartë në listën e prioriteteve të kryesimit Rumun me Këshillin e Unionit.

Dimitrov falenderoi edhe për miqësinë e sinqertë, për angazhimin personal të ambasadorit dhe ndihmën e Rumanisë në realizimin e proceseve euro-atlantike të vendit tonë, duke i dëshiruar sukses në planet tij të mëtejme profesionale.

Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e afërta bilaterale mes dy vendeve, duke potencuar edhe bashkëpunimin në kuadër të instrumenteve IPA, TUINING dhe TAEKS./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme