Google ADS

Dimitrov në takim me Papandreun

09:36 | 10 Maj 2018
A. B.

Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu do të takohet sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Informacionin e ka konfirmuar vet Papandreu pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Që vendi të shkojë përpara, nevojitet konsensus kombëtar dhe kompromis. Të gjithë e kemi për detyrë t’i shërbejmë kësaj, tha Papandreu pas takimit me Cipras dhe shtoi se politika e jashtme, veçanërisht në momentet kritike për Greqinë, kërkon përgjegjshmëri dhe zëra të pastër./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme