Me ftesë të përfaqësuesve të lartë BE-së për politikë jashtme dhe siguri politike, Federica Mogherini dhe ministrit të jashtëm të Finlandës (vendit kryesues me Këshillin e BE-së), ministri për Punë të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër në Helsinki do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Diskutimet në takim do të fokusohen në çështjet e afrimit të bashkëpunimit rajonal në fushat me interes të vendeve.
Në margjinat e takimit, ministri Dimitrov pritet të zhvillojë më shumë takime bilaterale me homologët e tij, dhe me Ministrin e Jashtëm Qipriot, gjithashtu është planifikuar një ceremoni për nënshkrimin e dokumentit për krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Qipros.
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...