Përveç eurointegrimeve, mini-schengenit dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh, temë kryesore në takimin e sotëm në mes Nikolla Dimitrovit dhe Ivica Daçiqit, ka qenë edhe lehtësimi i masave në të dy shtetet, si dhe hapja e kufijve.
Dimitrov në konferencë për shtyp, pas takimit me Daçiqin, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë fat që marrëdhëniet e tyre janë të forta dhe se përpjekjet e caktuara politike, nuk kanë arritur t’i dëmtojnë ato, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket hapjes së kufijve, Dimitrov tha se në konsultim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, kanë plan që kah mesi i qershorit të hapen kufijtë e shtetit.
“Do të diskutohet këto ditë më shumë në lidhje me situatën me virusin dhe situatën në rajon. Këto ditë duhet ta marrim vendimin”, tha Dimitrov.
Ndërsa ministri serb Ivica Daçiq, tha se Serbia më 22 maj i ka hapur kufijtë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, pa asnjë kufizim tjetër.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...